Sport

Milan-'RedBird', nënshkrimi në rrugë: Cardinale pritet në Milano për të firmosur...

Numri një i fondit amerikan, këto ditë do të nënshkruajë paraprakisht për të marrë klubin nga Elliott, më pas do të takohet me Maldinin.

30 Maj 2022, 09:55 Nga DOSJA

Milan-'RedBird', nënshkrimi në rrugë: Cardinale pritet

ITALI - Ajo që sapo ka nisur sot, duhet të jetë pa surpriza, java e ndërrimit të pronësisë së Milanit. Negociatat mes Elliott dhe RedBird tashmë janë shumë pranë mbylljes dhe në ditët në vijim, numri një i fondit amerikan, Gerry Cardinale, pritet në Milano për të nënshkruar kontratën paraprake, që do të dorëzojë virtualisht klubin kampion italian (për faktin mbyllja do të zgjasë të paktën një muaj, por gjithashtu mund të shtyhet për në shtator). 

Pas nënshkrimit, ndoshta në fundjavë, Cardinale do të takohet me drejtorin e zonës teknike kuqezi, Paolo Maldini, për të nisur planifikimin e së ardhmes së afërt të Milanit, duke filluar me kontratat që skadojnë që do të rinovohen nga vetë Maldini dhe nga drejtori sportive Ricky Massara.

Rinovimi i ish-kapitenit dhe i Frederic Massaras në fakt do të konsiderohej një prioritet nga pronësia e re dhe për këtë arsye, sipas “Corriere della Sera”, administratori i kuqezinjve, Ivan Gazidis, do të takohet me Maldinin për të folur për zgjatjen e kontratës, madje edhe për garancitë që do të kërkojë ish-numri 3 për investimet në klubin kuqezi. 

Prandaj topi do t'i kalojë disi Maldinit, por duket se nuk ka dyshim për dëshirën e tij për të qëndruar me kuqezinjtë edhe pse e di, që puna që e pret në verë nuk do të jetë e lehtë. “Në një sezon mund të ketë mendime të ndryshme, por çdo diskutim e kemi përballur gjithmonë me synimin për t'u rritur dhe përmirësuar. Kështu do të jetë edhe këtë herë, sepse ka ende shumë punë për të bërë”,- deklaroi dje Stefano Pioli në një intervistë për “Che tempo chef a”.

Milan-'RedBird', nënshkrimi në rrugë: Cardinale pritet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll