Sport

De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares ngushëllon familjen Nishani, për humbjen e mikut të tij

"Nga larg u përsjell Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të afërmeve"!

29 Maj 2022, 15:09 Nga DOSJA

De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares ngushëllon familjen Nishani,

ITALI - Edhe Gianni de Biasi, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për familjen, për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

“Me hidhërim mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-presidentit dhe mikut tim Bujar Nishani.

Nga larg u përsjell Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të afërmeve!

Me respekt,”- shkruan ish-trajneri i kuqezinjve në rrjetet e tij sociale, duke e shoqëruar ngushëllimin e tij me një foto të ekipit Kombëtar në Presidencë, në një takim me ish-presidentin Bujar Nishani.

De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares ngushëllon familjen Nishani,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll