Sport

VD/ Pas kaosit të finales, Le Pen dhe Mélenchon: “U poshtëruam, Franca e paaftë të organizojë ngjarje të mëdha!”

Rivalët e presidentit Emmanuel Macron, Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon kritikojnë organizimin e finales së Champions League

29 Maj 2022, 14:46 Nga DOSJA
VD/ Pas kaosit të finales, Le Pen dhe Mélenchon: “U

FRANCE - "Ndjenja e poshtërimit", "dështimi i plotë i strategjisë së policisë": Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon deklaruan të dy të dielën, se Franca nuk ishte "e aftë" të organizonte ngjarje të mëdha, një ditë pas skenave të kaosit, që njollosën finaljen e Champions League në “Stade de France”.

E pyetur nga ‘RTL’, ‘Le Figaro’, ‘LCI’, nacionalistja Le Pen shprehu një "ndjenjë poshtërimi sepse ne jemi të vëzhguar nga e gjithë bota dhe të gjithë kryeqytetet që e kanë parë këtë, kanë thenë se Franca nuk ishte më në gjendje të organizojë shfaqje të mëdha pa i degjeneruar ato”.

“Ajo që pamë është konfirmim që shteti ynë po shembet nën këmbët tona. Realiteti është ky. Është se nuk dimë më të organizojmë një event të madh edhe pse pas 18 muajsh janë Lojërat Olimpike, gjë që është jashtëzakonisht shqetësuese”,- shtoi ajo, duke denoncuar “paaftësinë” e ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin dhe prefektit të policisë së Parisit, Didier Lallement.

“Imazhi është për të ardhur keq, është shqetësues sepse ne mund të shohim qartë se nuk jemi të përgatitur për ngjarje si Lojërat Olimpike,- deklaroi Jean-Luc Mélenchon në BFMTV. - Është një dështim i plotë i strategjisë së policisë. Duhet të ketë një reflektim themelor për ta rikthyer policinë franceze në një sistem që e bën atë efektive (sepse) roli i policisë është të parandalojë që gjërat të shkojnë keq, por këtu, përkundrazi, ato i kanë rënduar gjërat,”- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll