Politike

Trupi i pajetë i Nishanit mbërrin në Shqipëri të martën, nderime dhe ceremoni shtetërore

Bujar Nishani, ishte presidenti i 6-të i Shqipërisë post komuniste e ndërroi jetë ditën e djeshme në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar pre një muaji.

29 Maj 2022, 16:14 Nga DOSJA
Trupi i pajetë i Nishanit mbërrin në Shqipëri të
Bujar Nishani

TIRANË- Trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri të martën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se arkëmorti i osh-kryetarit të shtetit, i cili ndërroi jetë dje, do të sillet në Shqipëri pas 2 ditësh, ku edhe do të pritet në një ceremoni shtetërore.

Nishani, ishte presidenti i 6-të i Shqipërisë post komuniste e ndërroi jetë ditën e djeshme në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar pre një muaji.

Fillimisht ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post-COVID, e më pas u dërgua jashtë vendit për mjekim më të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, derisa dje dha edhe frymën e fundit.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll