Politike

Garo, Spaho e Spahia, cilët janë demokratët që mbetën jashtë listës së Kryesisë së PD

Edmond Spaho, Albina Deda, Genc Pollo, Indrit Hixha, Ivi Kaso e Bardh Spahia janë gjithashtu disa prej emrave që mbetën jashtë.

28 Maj 2022, 21:47 Nga DOSJA
Garo, Spaho e Spahia, cilët janë demokratët që mbetën
Floriana Garo

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike u zgjodh sot, por lista me 20 persona la jashtë demokratë e bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Tre prej tyre janë ish-ministrat në kohën e qeverisjes së Berishës, Arben Imami, Genc Pollo e Tritan Shehu.

Jashtë ka mbetur edhe Drejtoresha për Komunikimin e Komisionit të Rithemelimit që shoqëronte Berishën në çdo dalje, Floriana Garo. Edmond Spaho, Albina Deda, Genc Pollo, Indrit Hixha, Ivi Kaso e Bardh Spahia janë gjithashtu disa prej emrave që mbetën jashtë.

Lista me ata që mbeten jashtë:

Albina Deda

Arben Imami

Bardh Spahia

Bedri Blloshmi

Bledi Kasmi

Blendi Himci

Çlirim Gjata

Edmond Spaho

Elda Hoti

Endira Bushati

Erald Kapri

Floriana Garo

Genc Deromemaj

Genc Pollo

Indrit Hoxha

Isuf Çela

Ivi Kaso

Kasem Mahmutaj

Klevis Balliu

Lediana Fratari

Ledina Mandija

Liljana Elmazi

Lorenc Luka

Mirela Tabaku

Sorina Koti

Tritan Shehu

Partia Demokratike ka zgjedhur sot Kryesinë e re pasi vulosi procesin e rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të selisë blu. Në listën em 20 të zgjedhurit bie në sy se Belind Këlliçi është më i votuari, i cili ka marrë mbështetjen e 192 anëtarëve e ndiqet nga Flamur Noka që ka 166 vota. Pas tij vjen Oerd Bylykbashi, ndërsa më pas lista pasohet nga një grua, Fatbardha Kadiu. Nga 20 të zgjedhurit nga 46 kandidatët që u dorëzuan një natë më parë nga kreu i PD-së, Sali Berisha shihet se nuk mungojnë rikthimet.

(f.M/DOSJA.AL)

Sondazh

Poll