Politike

Nishani në mediat ndërkombëtare: Ndërron jetë ish-Presidenti që kritikuan të majtët

Observador, Diario de Noticias, Asa, tgcom dhe Washington Post janë vetëm disa prej atyre që kanë ndarë lajmin e hidhur me lexuesit.

28 Maj 2022, 22:05 Nga DOSJA
Nishani në mediat ndërkombëtare: Ndërron jetë
Bujar Nishani

TIRANË- Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani ka zënë vend edhe në mëiat e huaja. Observador, Diario de Noticias, Asa, tgcom dhe Washington Post janë vetëm disa prej atyre që kanë ndarë lajmin e hidhur me lexuesit.

“Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar mbi një muaj më parë, pas komplikimeve në mushkëri pas Covid. Ish-kreu i shtetit ka qenë deputet në dy legjislatura, deputet i Partisë Demokratike. Gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë dhe më pas të Brendshëm,”- shkruhet në artikullin e Ansa.it.

“Bujar Nishani, i cili u kritikua shpesh për përkatësinë e tij politike të qendrës së djathtë nga koalicioni i majtë, vdiq pas një problemi të rëndë shëndetësor,”- shkruan WP.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq Covid-19 i la në organizëm.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll