Politike

Ikja e Nishanit, delegacioni i BE: Afroi Shqipërinë me Evropën

Shkruhet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me BE.

28 Maj 2022, 23:17 Nga DOSJA
Ikja e Nishanit, delegacioni i BE: Afroi Shqipërinë me Evropën
Bujar Nishani

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Në një njoftim delegacioni shkruan se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me BE.

“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij,”- shkruhet në mesazhin ngushëllues.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(F.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll