Politike

Edi Paloka mbledh Këshillin Kombëtar, njofton datën dhe orën

Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.

28 Maj 2022, 20:36 Nga DOSJA
Edi Paloka mbledh Këshillin Kombëtar, njofton datën dhe orën
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka njoftuar se më 3 qershor do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së. Njoftimi është bërë nga vetë Paloka përmes një mesazhi që ka vënë në dijeni anëtarët. Mbldhja do të zhvillohet ditën e premte, më 3 qershor në orën 17:00. Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.

Njoftimi:

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike! Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD. Edi Paloka Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD.

Ky njoftim vjen ditën që PD-ja zgjodhi Kryesinë e re.

(f.m/dosja,al)

Sondazh

Poll