Politike

Ndërroi jetë ditën që do zgjidhej në Kryesi, Komisioni i PD heq emrin e Nishanit nga lista

Në njoftim bëhet me dije se pasi Komisioni mori vesh për ndarjen nga jeta të Nishanit, nuk u vijua më tej me numërimin e votave të tij.

28 Maj 2022, 20:13 Nga DOSJA
Ndërroi jetë ditën që do zgjidhej në Kryesi, Komisioni
Bujar Nishani

TIRANË- Komisioni i Votimit dhe Numërimit ka bërë me dije se emri i ish-Presidentit të ndjerë Bujar Nishani është hequr nga lista e kandidatëve për anëtar kryesi në momentin që u mor vesh lajmi i hidhur. Në njoftim bëhet me dije se pasi Komisioni mori vesh për ndarjen nga jeta të Nishanit, nuk u vijua më tej me numërimin e votave të tij.

Njoftimi: Komisioni njofton se pasi mori dijeni për ndarjen nga jeta të Z. Bujar Nishani, nuk u vijua më tej me numërimin e votave të tij. Për rrjedhojë, emri i Z. Nishani nuk u pasqyrua në rezultat. Komisioni i Votimit dhe Numërimit njofton se pas procesit tërësisht transparent të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike, shpall 20 fituesit si më poshtë vijon:

Ndërroi jetë ditën që do zgjidhej në Kryesi, Komisioni
Lista

Partia Demokratike ka zgjedhur sot Kryesinë e re pasi vulosi procesin e rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të selisë blu. Në listën em 20 të zgjedhurit bie në sy se Belind Këlliçi është më i votuari, i cili ka marrë mbështetjen e 192 anëtarëve e ndiqet nga Flamur Noka që ka 166 vota. Pas tij vjen Oerd Bylykbashi, ndërsa më pas lista pasohet nga një grua, Fatbardha Kadiu. Nga 20 të zgjedhurit nga 46 kandidatët që u dorëzuan një natë më parë nga kreu i PD-së, Sali Berisha shihet se nuk mungojnë rikthimet.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll