Sport

Vetëm disa orë larg nga finalja, zbardhet fjalimi motivues i Ancelottit te Real Madrid; Nesër do të jetë...

Në Paris po rriten pritshmëritë për finalen e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid, planifikuar ditën e shtunë në Stade de France

28 Maj 2022, 15:22 Nga DOSJA

Vetëm disa orë larg nga finalja, zbardhet fjalimi motivues i

PARIS- Në Paris po rriten pritshmëritë për finalen e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid, planifikuar ditën e shtunë në Stade de France. Carlo Ancelotti, trajneri i skuadrës madrilene, ka fituar tashmë tre herë kompeticionin dhe ka mundësinë të bëhet i pari në histori që ngre katër trofe.

Në prag të ndeshjes, trajneri italian ka mbajtur një fjalim motivues për skuadrën, në një video të publikuar nga El Chiringuito, tekniku transmeton energji dhe besim te lojtarët. “E vërteta është se ajo që është bërë deri më tani nuk ka rëndësi.

Duhet të argëtohemi, kjo është më e rëndësishmja në futboll. Do të jetë bukur por edhe e vështirë. Nesër pas finales do të jetë festë dhe të gjithë do të jemi të lumtur. Kjo është e gjitha”, ishin fjalët e teknikut.

E.Ç (Dosja.al)

238557

Sondazh

Poll