Sport

E ka kthyer Benzema-n në një 'tank' dhe Modric në rininë e tij; 'arma e fshehtë' e Realit quhet Pintus

Te Real Madrid ky rol i është besuar aftësive të një italiani që deri vitin e kaluar ishte te Inter. Ai quhet Antonio Pintus

28 Maj 2022, 15:14 Nga DOSJA

E ka kthyer Benzema-n në një 'tank' dhe Modric në

PARIS- Ka disa komponentë që të çojnë te fitorja. Një nga ato themelore, nëse jo më e rëndësishmja nga të gjitha, është gjendja fizike e lojtarëve. Një figurë që vepron në hije, pas diktatit të trajnerit, por që me profesionalizmin e tij i shtyn lojtarët të japin gjithçka në stërvitje dhe për rrjedhojë bëhet forca e tyre lëvizëse. Te Real Madrid ky rol i është besuar aftësive të një italiani që deri vitin e kaluar ishte te Inter. Ai quhet Antonio Pintus dhe metodat e tij kanë qenë kaq të suksesshme ndër vite, saqë ato ende përfaqësojnë një armë sekrete dhe të gjitha përmblidhen në të ashtuquajturën "Metoda Pintus".

Metoda e tij e stërvitjes është me intensitet shumë të lartë: kur Real njoftoi rikthimin e tij në qershor të vitit 2021, shumë lojtarë u drodhën, por më pas e falënderuan dhe ndanë gëzimet e rezultateve. Kjo tregohet qartë në një video të bërë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes së dytë të Champions League kundër Manchester City-t, Luka Modric e përqafon Pintus dhe thërret: “Kjo është falë tij”.Kroati në moshën 36-vjeçare ka qenë gjithmonë boshti i skuadrës, fiziku i tij nuk është më ai dikurshmi, por në fushë nuk duket ashtu.

Pas gjithë përkushtimit dhe stërvitjes sfilitëse, tani ky Real Madrid nuk bën dot pa të. Nëse klubi arrin të ngrejë një tjetër Champions League sot, të gjithë e dinë se një pjesë e mirë është vetëm falë trajnerit torinez.

E.Ç (Dosja.al)

10268

Sondazh

Poll