Sport

Finalja e fundit e humbur e Real Madrid, në Paris... kundër Liverpool

Të shtunën në mbrëmje, Real Madrid do të jetë në kërkim të titullit numër 14 të Champions League.

28 Maj 2022, 15:07 Nga DOSJA

Finalja e fundit e humbur e Real Madrid, në Paris... kundër Liverpool

PARIS- Të shtunën në mbrëmje, Real Madrid do të jetë në kërkim të titullit numër 14 të Champions League. Në Paris të Francës, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti sfidojnë Liverpoolin e Jurgen Klopp, me të kuqtë që kanë zhvilluar një nga sezonet më spektakolarë. Në finalen e katër viteve më parë, dy skuadrat u përballën në Kiev, me skuadrën madrilene që triumfoi 3-1.

Në atë moment, Real arriti të bëhej skuadra e parë që fitoi tre edicione radhazi të Champions League pas sukseseve në 2016 kundër Atletico Madrid dhe në 2017 kundër Juventusit. Kemi dëgjuar shpesh se Real Madrid nuk i luan finalet, por i fiton ato. Dhe me të vërtetë ashtu është. Ka një moment që skuadra madrilene ka humbur një finale dhe ajo daton në sezonin 1980-1981 dhe pikërisht ndaj Liverpool.

Real Madrid drejtohetj nga Vujadin Boskov, ndërsa Liverpool atëherë ishte një superfuqi me lojtarë si Bob Paisley dhe Kenny Dalglish, të cilët fituan dy Kupa Europiane në harkun kohor të katër viteve.Të dyja skuadrat u përballë në Paris, dhe kështu, përballë mbi 48 mijë shikuesve, ishin anglezët ata që fituan trofeun falë golit të Alan Kenedit tetë minuta nga fundi. Real Madrid përfundoi në tapet për herë të fundit, kjo është e drejtë, sepse nga ai moment skuadra spanjolle ka luajtur shtatë finale të tjera dhe padyshim që i ka fituara të shtata.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll