Politike

Ikja e Nishanit prek socialistët, Spiropali: Pusho në paqe President

Ministrja shpreh ngushëllimet.

28 Maj 2022, 16:07 Nga DOSJA
Ikja e Nishanit prek socialistët, Spiropali: Pusho në paqe President
Elisa Spiropali dhe Bujar Nishani

TIRANË- Ikja e ish-Presidentit Bujar Nishani ka prekur edhe socialistët. Në një postim në rrjetet scoiale, ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ajo që ka shprehur ngushëllimet.

“Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu!”- shkruan Spiropali.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll