Politike

Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë, Kryemadhi: Ike para kohe, jam me Odetën e fëmijët e tu

Kryemadhi shkruan se mbështet bashkëshorten e ish-Kreut të Shtetit e fëmijët e tij.

28 Maj 2022, 16:01 Nga DOSJA
Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë, Kryemadhi: Ike para kohe, jam me
Monika Kryemadhi dhe Bujar Nishani

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet pas vdekjes së ish-Presidentit Bujar Nishani. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se mbështet bashkëshorten e ish-Kreut të Shtetit e fëmijët e tij.

“Ngushëllime familjes Nishani! Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij. Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!”- shkruan Kryemadhi.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(F.m.dosja.al)

Sondazh

Poll