Politike

Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë, reagon Lulzim Basha

Basha shkruan se sot PD-ja ka humbur një politikan të rëndësishëm që do ta kujtojë gjithmonë me respekt.

28 Maj 2022, 15:46 Nga DOSJA
Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë, reagon Lulzim Basha
Lulzim Basha dhe Bujar Nishani

TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka reaguar pasi ish-Presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se sot PD-ja ka humbur një politikan të rëndësishëm që do ta kujtojë gjithmonë me respekt.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!”- shkruan Basha.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i la në organizëm.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll