Politike

VD-Zgjedhja e kryesisë së PD, Paloka: Çdo gjë transparente, nesër në pushtet kështu do veprojmë

Paloka tha se procesin e sotëm do ta fusin në praktikë dhe në kohën kur PD të vijë në pushtet.

28 Maj 2022, 13:25 Nga DOSJA
VD-Zgjedhja e kryesisë së PD, Paloka: Çdo gjë
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Edi Paloka ftoi të gjithë kandidatët që të ndjekin nga afër procesin e numërit të votave. Për mediat, Paloka tha se procesin e sotëm do ta fusin në praktikë dhe në kohën kur PD të vijë në pushtet.

'Cdo votë do të numërohet dhe do të pasqyrohet në ekran. Cdo gjë do të jetë transparente. Do ndiqet procesi nga fillimi deri në fund. Ky është një akt në PD që nesër kur të jemi në pushtet do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. '- tha Paloka.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll