Politike

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Duka: Lajm i hidhur, shpirti yt pushoftë në paqe mik

Duka thotë se ndarja nga jeta e Nishanit është një dhimbje e madhe

28 Maj 2022, 15:02 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Duka: Lajm i hidhur, shpirti yt pushoftë
Agron Duka

TIRANË- Kreu i PAA Agron Duka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Përmes një reagimi publik, Duka thotë se ndarja nga jeta e Nishanit është një dhimbje e madhe pasi vendit iu largua një burrë i mençur dhe mik i respektueshëm.

POSTIMI:

Sapo u njoftova me një lajm shumë të hidhur. Ish-Presidenti i Republikës sė Shqipërisë, Bujar Nishani u nda nga kjo jetë. Një dhimbje shumë e madhe që nuk do të kemi më midis nesh burrin e mençur, kolegun, mikun tonê tê respektuar Bujar Nishani. I shpreh ngushêllimet e mia tê sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe shokëve. Shpirti yt pushoftë në paqe. Lamtumirë mik! Agroni.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll