Sport

Edhe pas operacionit, Ibra dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij sipas Maldinit

Drejtori sportiv i Milanit, ka deklaruar se Zlatan dëshiron ta vazhdonte karrierën e tij pas rikuperimit të tij, gjë që duhet ta mbajë atë jashtë fushës deri në fillim të vitit 2023.

27 Maj 2022, 14:30 Nga DOSJA

Edhe pas operacionit, Ibra dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij

ITALI - Duket si e pabesueshme, edhe pse ishte e pritshme. Pas rikuperimit, sulmuesi suedez është gati të rikthehet në radhët e Milanit, me pretendimin për të qenë në fushë. Zlatan Ibrahimovic iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë të mërkurën, pasi kaloi gjashtë muaj duke shtrënguar dhëmbët. 

Kohëzgjatja e rikuperimit të tij është caktuar nga gjashtë deri në tetë muaj, gjë që duhet ta mbajë atë larg fushës deri në fillim të vitit 2023. Fundi i hershëm i karrierës së tij? Përkundrazi, sipas Paolo Maldinit, drejtorit sportiv të Milanit, i cili në një intervistë për “Gazetta dello Sport” të premten, tha: 

"Me sa kuptoj, qëllimi i tij është të vazhdojë. Ramë dakord të takoheshim brenda dy javësh. Unë nuk shoh ndonjë problem në gjetjen e një marrëveshjeje. Ai sigurisht nuk është i qetë, duke luajtur kaq pak. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në dy javët e ardhshme”,- shton ai.

Sezoni i Zlatan Ibrahimovic, i cili filloi vonë për shkak të një operacioni tjetër në të njëjtin gju në qershor 2021, u ndërpre nga disa defekte fizike. Ai të enjten, rrëfeu se  "pothuajse nuk kishte fjetur për gjashtë muaj" dhe kishte marrë qetësues gjatë gjithë kampionatit, çka natyrisht e kanë penguar për të qenë i pranishëm në fushën e lojës me Milanin.

Edhe pas operacionit, Ibra dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll