Sport

Ndeshjet e Nations League, Reja me ‘dhimbje koke’: Broja me Covid, Manaj ka probleme…

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj nda Islandës në transfertë më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor.

27 Maj 2022, 12:48 Nga DOSJA

Ndeshjet e Nations League, Reja me ‘dhimbje koke’: Broja me Covid,

TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj nda Islandës në transfertë më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor.

Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor.Trajneri Edy Reja teksa ka treguar synime të qarta duke treguar se dëshiron që Shqipëria të fitojë grupin e këtij kompeticioni.

NATIONS LEAGUE – “Ndeshjet  janë të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë. Në ndeshjet e muajit mars ne ishim në gjendje shumë mirë. Synimi ynë që është të fitojmë grupin.”

GJENDJA E LOJTARËVE-“Ka lojtarë që kanë probleme fizike. Sot do të vijë ekipi dhe do të bëjmë vlerësime. Ata që do të luajnë do të jenë në 100% të formës së tyre. Broja është me COVID-19 dhe është në shtëpi dhe presim të bëjë testet e tjera dhe pastaj ta shohim, fola me Manajn dhe ka probleme me shpatullën. Të gjithë ata që kanë munguar kanë probleme, Laçi është dëmtuar, e njëjta gjë me Baren, nuk mund të marrin pjesë, ndaj ata që kam në dispozicion janë këta dhe këta duhet të na sjellin rezultatin final.

E ARDHMJA- Po shohim shumë lojtarë, se kam një listë me 40 emra, janë të rinj që po bien në sy në turne të ndryshëm dhe nuk harroj asnjë, Nëse është një si Asllani që është bërë titullar në një kohë të shkurtër, është ndër lojtarët më të diskutuar në Itali dhe ka bisedime me skuadra të mëdha, i datëlindjes 2002, është 20-vjeç. Dua t’i shoh me lojtarët tanë se kur stërviten bashkë, e kupton se ku janë dhe mësohen me grupin ndërsa i shohim potencialin.

E.Ç (Dosja.al)

reja

Sondazh

Poll