Sport

Pas triumfit në Tiranë, të dashuruar pas Romës: 21 mijë abone vetëm në dhjetë ditë!

Pas fitores së Conference League, entuziazmi i madh në familjen “verdhekuq” vazhdon. Tifozët e Romës kanë arritur në një kohë shumë të shkurtër të njëjtën numër abonimesh të totalit të sezonit të kaluar.

27 Maj 2022, 13:41 Nga DOSJA
Pas triumfit në Tiranë, të dashuruar pas Romës: 21 mijë

ITALI - Një shfaqje e pamasë dashurie, jo vetëm ajo e parë në paradën me mbi njëqind mijë fansa në ‘Circus Maximus’, por edhe ajo virtuale. Në dhjetë ditë tifozët verdhekuq kanë marrë deri në njëzet e një mijë bileta për sezonin e ardhshëm. 

Një numër rekord për Romën, një dashuri e pabesueshme për tifozët falë edhe entuziazmit pas fitores së trofeut të Conference League në Tiranë. Tani numri i abonentëve, në dhjetë ditë është saktësisht i njëjti me totalin e sezonit e kaluar. Drejtuesit e klubit të Romës synon të sigurojnë 30 mijë abonentë, një numër i arritshëm deri në fund të verës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll