Sport

Liverpool apo Real Madrid? Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions League

Breshka 30-vjeçare e quajtur ‘Yellow’, ka parashikuar finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool që do të luhet ditën e shtunë

27 Maj 2022, 13:31 Nga DOSJA

Liverpool apo Real Madrid? Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e

AFRIKË- Breshka 30-vjeçare e quajtur ‘Yellow’, ka parashikuar finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool që do të luhet ditën e shtunë. Sipas breshkës, Liverpool do të fitojë finalen e madhe që do të luhet në Paris. Mbajtësit e kësaj kafshe kanë përgatitur dy kontejnerë me një distancë prej rreth dy metrash, me një gjethe brokoli në secilën prej tyre që përfaqësonte skuadrat në këtë finale.

Kur u ul në pellgun ku ndodhej, breshka shkoi në anën e majtë të saj ku ishte imazhi i ekipit anglez, Liverpool, duke e zgjedhur si fitues. Drejtoresha e marketingut të Sea Life Benalmadena, Maria Morondo, vuri në dukje se “Yellow”, e cila peshon më shumë se 100 kilogramë, është “ylli i tunelit Jurassic” dhe shumë vizitorë pyesin për të, megjithëse shpreson që në këtë rast kafsha të ketë gabim, në mënyrë që skuadra spanjolle e drejtuar nga Carlo Ancelotti të fitojë.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll