Sport

Lojtari i Liverpool ‘trazon’ klubin: “Do të flas për të ardhmen pas Champions-it”! Bayern nis kontaktet

“Kur më pyesin për të ardhmen time do të përgjigjem pas Champions League”. Sadio Mané është i fokusuar te finalja me Real Madrid, por së shpejti do të duhet të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

27 Maj 2022, 12:14 Nga DOSJA

Lojtari i Liverpool ‘trazon’ klubin: “Do të flas për

ANGLI- “Kur më pyesin për të ardhmen time do të përgjigjem pas Champions League”. Sadio Mané është i fokusuar te finalja me Real Madrid, por së shpejti do të duhet të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Kontrata e tij me Liverpool skadon në vitin 2023 dhe deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e kontratës. Bayern Munich ka hyrë në tratativa për të transferuar senegalezin në vend të të Robert Lewandowskit.

Java e ardhshme ka të ngjarë të jetë vendimtare për të ardhmen e Mané në Liverpool. Së pari ka një Champions League për të fituar dhe me të me shumë gjasa edhe Topin e Artë, falë tre triumfeve të mundshme me Reds dhe Kupën e Afrikës me Senegalin e tij.

Sipas Bild, optimizmi filtron përmes Bavarisë. Bisedimet e para u nisën një muaj më parë, por negociatat aktuale do të nisin vetëm javën e ardhshme në fund të sezonit. Bayern e dëshiron shumë fenomenin senegalez, edhe nëse nuk është i gatshëm të çmendet dhe të mos shkojë përtej 30 milionë eurove për çmimin e tij.

E.Ç (Dosja.al)

44721

Sondazh

Poll