Sport

Sherri pas dronit në Beograd/ Shakohoxha zbulon gënjeshtrën pas 7 vitesh: S'isha fare në stadium

Ndeshja u ndërpre, tensioni ishte i madh, nga tifozët por edhe nga lojtarët serbë të nxehur nga flamuri Autoktonus që Ismail Morina lëshoi në mes të fushës.

27 Maj 2022, 11:45 Nga DOSJA
Sherri pas dronit në Beograd/ Shakohoxha zbulon gënjeshtrën pas 7
Dritan Shakohoxha

TIRANË- Gazetari Dritan Shakohoxha ka rrëfyer një gënjeshtër që ka bërë shtatë vite më parë. I ftuar në emisionin “Duopol” në radio Klan, Shakohoxha foli për ndeshjen e shumëpërfolur të ekipit tonë kombëtar të futbollit në Beograd ku djemtë e ekipit tonë u sulmuan fizikisht. Ndeshja u ndërpre, tensioni ishte i madh, nga tifozët por edhe nga lojtarët serbë të nxehur nga flamuri Autoktonus që Ismail Morina lëshoi në mes të fushës.

Ndërkohë që situata dukej se doli jashtë kontrollit dhe në Shëiperi shtohej ankthi për sigurinë e lojtarëve tanë, komentatori Dritan Shakohoxha në një lidhje nga Beogradi tha se ndodhej në korridoret e brendshme të stadiumit. Shakohoxha raportoi se lojtarët e skuadrës kuq e zi i kishte fare pranë dhe ishin shëndoshë e mirë.

Shtatë vjet më vonë, në emisionin më të ndjekur të Radio Klan, Duopol, me autore Indrit Çobani dhe Enkel Gurakuqi, Shakohoxha pranoi se kishte genjyer.

Nuk isha asnjë sekondë në ambientet e brendshme të stadiumit, isha po aq i shqetësuar sa ju në Shqipëri për fatin e lojtarëve tanë,”- tha gazetari. Problemi ishte se telefonatat e familjarëve, ankthi i tifozëve dhe i gjithë shqiptarëve shtohej, tensioni po rritej edhe në Shqipëri po aq sa në Serbi. “Kështu vendosa të thoja një të pavërtetë, që të qetësoja familjarët e lojtarëve. E imagjinoja se në çfarë ankthi duhet të ishin”, pranoi Shakohoxha, dje në emisionin e së enjtes në orën 16.30.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll