Sport

Reagimi i portierit tërbon tifozët, nuk priti dot penalltinë e fundit, gëzon si i çmendur (video)

Finalja e Kupës së Konfederatës CAF – kupa e dytë më e rëndësishme kontinentale në Afrikë pas Champions League, pati një përfundim dramatik, në fakt një skenë që habiti shumë njerëz

27 Maj 2022, 13:18 Nga DOSJA

Reagimi i portierit tërbon tifozët, nuk priti dot penalltinë e

AFRIKË- Finalja e Kupës së Konfederatës CAF – kupa e dytë më e rëndësishme kontinentale në Afrikë pas Champions League, pati një përfundim dramatik, në fakt një skenë që habiti shumë njerëz. Sa herë ka ndodhur që një titull të vendoset nga penalltitë? Shumë herë. Sa herë ka ndodhur që një portier të pësojë gol dhe të gëzojë? Asnjëherë.

E gjithë kjo ndodhi në Nigeri në takimin mes  afrikano-jugorëve të Orlando Pirates dhe marokenëve të Berkane-s. Portieri Richard Ofori kishte studiuar këndet se ku mund të gjuanin kundërshtarët, Ofori jo vetëm që nuk shpëtoi asnjë penallti, por edhe në rastin kur ishte pranë pritjes, portieri filloi të brohoriste si i çmendur. Menjëherë pas kësaj, ekipi i tij humbi finalen me shifrat 5-4.

Por pse portieri i Pirates reagoi në atë mënyrë? Komentet nën video, e cila u bë shpejt virale, shprehin hutimin e portierit. Dikush tenton të hedhë hipotezën se Ofori mendoi se topi nuk kishte hyrë, por nga pamjet duket qartë se ai po vëzhgon topin mbi vijën e portës.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll