Sport

Lukaku dëshiron vetëm Interin, forma e vetme është huazimi; Chelsea po ndjek situatën

Romelu Lukaku ka intensifikuar kontaktet me ish-drejtuesit e tij. Ai dëshiron vetëm Interin dhe është i fiksuar pas rikthimit te skuadra zikaltër.

27 Maj 2022, 12:08 Nga DOSJA

Lukaku dëshiron vetëm Interin, forma e vetme është huazimi;

ITALI- Romelu Lukaku ka intensifikuar kontaktet me ish-drejtuesit e tij. Ai dëshiron vetëm Interin dhe është i fiksuar pas rikthimit te skuadra zikaltër. Ai ka bërë të qartë se është i gatshëm të përgjysmojë pagën. Me pak fjalë, eksperienca (e harruar) te Chelsea ishte mjaft traumatike, mes një marrëdhënieje thuajse inekzistente me Tuchel dhe pak minutave të luajtura. Sulmuesi belg gjithashtu vazhdon të telefonojë dhe t'u shkruajë mesazhe ish-shokëve të skuadrës me shpresën se do të veshë fanellën e Interit.

Megjithatë, pendimi i Lukakut nuk mjafton për të zgjidhur pozitivisht një negociatë të ndërlikuar. Chelsea shpenzoi 113 milionë euro verën e kaluar për ta sjellë atë në Londër. Lëvizja e vetme e mundshme për Interin është huazimi. Nëse kjo është një zgjidhje e mirëpritur për blutë, mbetet për t'u parë.

Ndërkohë në fillim të javës së ardhshme është caktuar një takim mes drejtuesve të Interit dhe një avokat që ndjek çështjet e Lukakut. Pastorello nuk pritet të marrë pjesë, agjenti që e ka ndjekur vitet e fundit lojtarin duket se do të ndërpresë çdo mardhënie me të. Ausilio dhe Marotta, të infektuar nga entuziazmi i ish-sulmuesit të tyre, duan të kuptojnë nëse rruga është e kalueshme deri ne fund.

E.Ç (Dosja.al)

69440

Sondazh

Poll