Sport

VD/ Mascherano: "Jam i frymëzuar nga Luis Enrique, sepse Guardiola është i paarritshëm"

Ish-mesfushori argjentinas, tani trajner i U-20, dëshiron të përpiqet të jetë i ngjashëm me ish-trajnerët e tij

27 Maj 2022, 11:45 Nga DOSJA
VD/ Mascherano: "Jam i frymëzuar nga Luis Enrique, sepse Guardiola

ARGJENTINE - Javier Mascherano është gati të ndjekë gjurmët e trajnerëve që kanë ndikuar pozitivisht në karrierën e tij, veçanërisht dy që e udhëhoqën te Barcelona: Pep Guardiola dhe Luis Enrique. Ish-mesfushori, tashmë trajner i Argjentinës U-20, ka folur për ‘Movistar +’ për dy modelet e tij frymëzuese, duke shpjeguar se si do të sillet si trajner.

MODELET - "E rrëfej se kam ndërmend të jem më shumë si Luis Enrique, sepse e di që nuk do të arrij kurrë te Pep. Kam kaluar tre vite mbresëlënëse me Luis Enrique dhe kur flasim për rëndësinë e trajnerëve për lojtarët, nuk është vetëm fitorja, ose të keni fituar tituj, por për rëndësinë e karrierës suaj dhe për rritjen që i keni dhënë skuadrës”,- thotë  Mascherano. 

“Natyrisht që Guardiola mund të ishte më me ndikim, për shkak të një ndryshimi kaq rrënjësor te Barcelonë, por Luis Enrique duhej ta çonte ekipin tonë një hap më tej. Pep është i patejkalueshëm, ai është një gjeni dhe është e pamundur ta imitosh atë. Kështu që unë mendoj se Luis Enrique është një objektiv për të qenë në gjendje të aspirojë dhe akoma më i arritshëm për të ndjekur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll