Sport

Real Madrid akomodohet 60 km larg Parisit, mes luksit në Chantilly përpara finales së Champions League

Lojtarët dhe drejtuesit e Real kanë mbërritur në Paris të enjten vonë pasdite dhe më pas u vendosën në Auberge du Jeu de Paume, që ndodhet në Chantilly. Ata u pritën nga qindra fansa mes thirrjeve: "Karim, Karim"

27 Maj 2022, 07:20 Nga DOSJA

Real Madrid akomodohet 60 km larg Parisit, mes luksit në Chantilly

FRANCE - Pas nisjes në orën 16:00 nga Madridi, lojtarët dhe drejtuesit e Realit mbërritën në Paris të enjten vonë pasdite. Më pas ata u vendosën në Auberge du Jeu de Paume. Një pronë me pesë yje e vendosur në Chantilly, rreth dyzet minuta nga Stade de France. Delegacioni madrilen shoqërohej nga presidenti Florentino Pérez, i cili do të qëndrojë me ekipin deri në finalen e së shtunës.

Real Madrid akomodohet 60 km larg Parisit, mes luksit në Chantilly

Ajo që reklamuar për hotelin ku është akomoduar Real Madridi është përmbushur në perfeksion. Strehim ekskluziv për stafin ‘los blancos’ dhe qetësi absolute. Prania e tifozëve, të qetë dhe të respektueshëm në maksimum, nuk e ndryshoi rendin e skuadrës madrilene.

Real Madrid akomodohet 60 km larg Parisit, mes luksit në Chantilly

Të premten, Real Madrid do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në orën 19:30 në “Stade de France”. Konferencat për shtyp të Carlo Ancelottit dhe kapitenit Karim Benzema do të zhvillohen në orën 18:45. Trajneri italian ka marrë të gjithë skuadrën (26 lojtarë), të cilët nuk kanë asnjë lëndim, për ndeshjen e fundit të sezonit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll