Sport

Pochettino përgënjeshtron zërat: “Do të jem me 100% te PSG. Nuk ka lidhje Mbappe!”

Në një intervistë për “Cadena Cope”, trajneri i parizienëve, ka deklaruar se ai do ta vazhdojë kontratën, pasi gjithçka vlerësohet nga puna e tij

27 Maj 2022, 06:58 Nga DOSJA
Pochettino përgënjeshtron zërat: “Do të jem me 100% te

FRANCE - Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka dhënë një intervistë për ‘Cadena Cope’ të enjten, ku foli veçanërisht për të ardhmen e tij. “Sot jam 100% në PSG, kam një vit të mbetur në kontratën time dhe shpresoj të vazhdoj”,- deklaroi ai. 

Ai shpreh gjithashtu, se e ardhmja e tij nuk kushtëzohet nga marrëdhënia e tij e mirë me Kylian Mbappé: “Nuk mendoj kështu. Do të gjykohet nga puna. Fituam me stafin tim, të gjithë titujt që kishin fituar trajnerët e mëparshëm”. 

Ndërkohë, trajneri argjentinas ka treguar se zgjatjen e kontratës së Kylian Mbappe e ka mësuar “gjysmë ore para zyrtarizimit”, perms presidentit Nasser al-Khelaïfit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll