Sport

Shpërthen Maldini: “Unë dhe Massara jemi pa kontratë. Kjo është mosvlerësim”

Menaxheri i zonës teknike te kampionët e rinj të Italisë, flet pa doreza: "Më pëlqen të jem garanci për çdo lojtar të Milanit. Unë jam për një projekt fitues"

27 Maj 2022, 06:39 Nga DOSJA
Shpërthen Maldini: “Unë dhe Massara jemi pa kontratë. Kjo

ITALI - Një bombë e papritur shpërthen në Milano dhe çuditërisht e lëshon Paolo Maldini gjatë një interviste për ‘Gazzetta dello Sport’. Menaxheri i zonës teknike kuqezi flet pa filtra, shumë i drejtpërdrejtë siç e ka zakon dhe nuk kursen kritikat: 

"Unë dhe Massara jemi drejtë përfundimit të kontratave dhe nuk kemi rinovuar, - thotë ai. - Për rrugën që kemi bërë dhe historinë duhet të ishte treguar pak respekt edhe për ne. Administratori i klubit (Gazidis) dhe Elliottas nuk janë ulur të flasin. Sepse ata mund të na thonë 'Puna jote nuk ishte aq e mirë sa për të vazhduar', ose mund të ndodhë që unë të them 'nuk më pëlqen strategjia juaj'. Mua më pëlqen të jem një lloj garancie për çdo lojtar të AC Milan. Unë nuk jam personi i duhur një projekt që nuk ka një ide fituese. Nuk mund ta bëja kurrë këtë. Realiteti është se pronarët nuk janë ulur kurrë në tavolinë dhe kjo nuk është e mirë”.

Shpërthim i drejtuesit teknik vjen në periudhën delikate të kalimit të klubit nga Singer në RedBird, gjë që ka çuar dukshëm në një ngadalësim të punëve në familjen kuqezi. Kjo duket, Maldinit nuk i pëlqen shumë. “Për muaj të tërë, - vijon flamuri kuqezi - ne kemi lëvizur në treg, por për momentin nuk kemi burime financiare për këtë kërcim në cilësi edhe sepse jemi në fazën e tranzicionit”. Dhe përsëri: "Tre emra të mëdhenj do të na lejonin të hapnim një cikël, me një strategji të nivelit të lartë mund të konkurrojmë të mëdhenj".

Mesazhi është shumë i qartë. Topi kalon në duart e Elliott, RedBird dhe Ivan Gazidis, me të cilët sigurisht që do të ketë një përballje në ditët në vijim. Ndërkohë, kontrata e Maldinit dhe Massarës nuk është ende në tavolinë, ajo mund të mos ekzistojë, ose mund të mos pranohet. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll