Sport

Ancelotti: “Më mirë ta fitosh Champions League si trajner, sesa si lojtar”

“Eshtë e vështirë të përballesh me Liverpoolin sepse luan me intensitet të lartë fizik. Në të njëjtën kohë, megjithatë, do të jetë kënaqësi të luajmë kundër tyre në finalen e Champions League".

27 Maj 2022, 06:27 Nga DOSJA
Ancelotti: “Më mirë ta fitosh Champions League si trajner, sesa

SPANJE - Trajneri Carlo Ancelotti, i intervistuar nga faqja e internetit e UEFA-s, e kometoi kështu finalen e Ligës së Kampionëve, e cila të shtunën në mbrëmje do ta shohë Real Madridin përballë Liverpoolit: “Kur fiton Champions League, ndjen se ke sjellë në shtëpi kompeticionin më të rëndësishëm dhe e ke bërë mirë punën tënde”.

Çfarë ndryshon mes fitimit si lojtar dhe si trajner? “Ndjenjat dhe emocionet janë të ndryshme. Ato janë më intensive kur e fitoni atë si trajner. Si lojtar, ju jeni pjesë e grupit që fitoi Champions League, ndërsa si trajner keni përgjegjësi më të madhe”.

Për Liverpoolin, Ancelotti më pas shtoi: "Klopp stërvit një ekip të madh, është e vështirë të përballesh me Liverpoolin sepse luan me intensitet të lartë fizik. Në të njëjtën kohë, megjithatë, do të jetë kënaqësi të luajmë kundër tyre në finalen e Champions League".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll