Sport

Kukësi merr fitoren dhe arrin Europën, Seferi për Tiranën golin! (Rezultatet e tjera në Superiore)

Ka përfunduar sezoni i Kategorisë Superiore. Java e fundit ishte nëse Vllaznia ose Kukësi do të ishte skuadra e fundit që do të merrte pjesë në Europë

26 Maj 2022, 19:03 Nga DOSJA

Kukësi merr fitoren dhe arrin Europën, Seferi për Tiranën

SHQIPËRI- Ka përfunduar sezoni i Kategorisë Superiore. Java e fundit ishte nëse Vllaznia ose Kukësi do të ishte skuadra e fundit që do të merrte pjesë në Europë, pasi të gjitha skuadrat e tjera kishin mësuar fatet e tyre. Tirana u mposht me rezultatin 2-3 nga Kukësi në shtëpi.

Për bardheblutë shënuan Seferi dhe Beshiraj, ndërsa për verilindorët realizuan Behiratche dhe Bekaj (autogol) dhe Basha nga pika e bardhë e penalltisë.Vllaznia arriti një fitore me shifrat 1-3 përballë Kastriotit në transfertë, në javën e fundit të Superiores, por që nuk mjaftoi që shkodranët të shkonin në Europë.

Tani shpresa e vetme për Vllazninë është të fitojë Kupën përballë Laçit për të arritur një vend në Europë. Partizani e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe mori një tjetër fitore, 3-4 në transfertën kurbinase ndaj Laçit. Barazim 1-1 në sfidën mes Egnatias dhe Dinamos, dhe barazim pa gola në Skënderbeu-Teuta, dy takime të tjera që luheshin vetëm për efekt kalendari, pasi asnjë prej ekipeve nuk kishte më objektiva të mbetura.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll