Sport

'Ja dhe kontrata e parë', Refik Halili zyrtarizon në festën e Tiranës rinovimin e parë (video)

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka folur para tifozëve në festën e titullit kampion

26 Maj 2022, 22:22 Nga DOSJA

'Ja dhe kontrata e parë', Refik Halili zyrtarizon në

TIRANË- Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka folur para tifozëve në festën e titullit kampion. Numri një i klubit ua bëri të qartë se shumë shpejt do të niste puna për të përgatitur pjesëmarrjen në Europë dhe sezonin e ardhshëm. Një punë e cila niste me rinovimin e trajnerit Orges Shehi, të cilin ai e ka ftuar në skenë për të marrë duartrokitjet e merituara.

“Ja edhe kontrata e parë” tha Halili mes euforisë së tifozëve që përshëndetën në kor Shehin dhe vendimin për të vazhduar në drejtimin e bardhebluve, pavarësisht zërave të shumtë për oferta nga klube të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

halili 31755

Sondazh

Poll