Sport

Akuza pse erdhi në Tiranë për Conference League, Abazoviç: Ika privatisht, më ftuan

Dritan Abazoviç tha se nuk janë të vërteta lajmet se ai ka shkuar në Tiranë me avion shtetëror për të ndjekur nga afër finalen e Ligës së Konferencave.

26 Maj 2022, 22:35 Nga DOSJA
Akuza pse erdhi në Tiranë për Conference League, Abazoviç:
Foto e shkrepur dje në stadium

PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka rënë “pre” e akuzave që në nisje të mandatit të tij në krye të qeverisë. Në një intervistë për “Vijesti”, Abazoviç tha se nuk janë të vërteta lajmet se ai ka shkuar në Tiranë me avion shtetëror për të ndjekur nga afër finalen e Ligës së Konferencave.

"Kjo nuk është e vërtetë, unë shkova privatisht. Isha mysafir. Pashë shumë njerëz të dashur atje. Ishte Dejan Savicevic, legjenda e basketbollit Vlade Divac. Ishte një ngjarje e madhe për rajonin. Do të doja që një ngjarje e tillë të ndodhte një ditë edhe në Mal të Zi. Që të ndodhë kjo duhet të kemi një infrastrukturë më të mirë sportive,”- tha Abazoviç dhe theksoi se një pjesë e publikut po përpiqet të bëjë diçka nga kjo.

Madje shtoi: Finalja e Ligës së Konferencave i solli Shqipërisë 40 milionë euro në tre ditë, duhet të përdorim shembuj të tillë. Mundohem të jem në të gjitha eventet ku mund të shkoj dhe u gëzova që isha atje.

Dje në stadium, kryeministri u pa nën shoqërinë e ministrave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe të socialistëve të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll