Sport

E mbyllën sezonin me 19 gola/ Guindo i mori 'Këpucën e Artë' me rregullore, Seferi e 'thumbon'; Rëndësi ka...

Taulant Seferi dhe Saliou Guindo e mbyllën sezonin në Kategorinë Superiore me nga 19 gola.

26 Maj 2022, 22:32 Nga DOSJA

E mbyllën sezonin me 19 gola/ Guindo i mori 'Këpucën e

TIRANË- Taulant Seferi dhe Saliou Guindo e mbyllën sezonin në Kategorinë Superiore me nga 19 gola. Sulmuesit e Tiranës dhe Laçit shkëlqyen dhe shënuan më shumë se të tjerët, por “Këpucën e Artë” e ka fituar goleadori i Laçit, pasi rregullorja e përcakton qartë se golashënuesi më i mirë është lojtari që ka raportin (gola të shënuar gjithsej) për mbi (ndeshje të luajtura gjithsej) në sezonin përkatës. Sulmuesi i Tiranës foli edhe në lidhje me garën që kishte me Guindon për “Këpucën e Artë”, teksa u shpreh.

"Jam shumë i lumtur dhe shumë i gëzuar. Nuk kam fjalë. E kemi dominuar kampionatin dhe e kemi dominuar titullin kampion. S’ka rëndësi kush është golashënues, rëndësi është kush është kampion. Taulant Seferi është kampion. Forca Tirana dhe faleminderit”, u shpreh Seferi.

E.Ç (Dosja.al)

seferi guindo

Sondazh

Poll