Sport

Çmimet e “kripura” në stadium dhe 1500 vende të lira? Armando Duka: Aq janë edhe kur luan Kombëtarja

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh se vendet e lira u lanë për t’i dhënë sa më shumë hapësirë medias.

26 Maj 2022, 22:15 Nga DOSJA
Çmimet e “kripura” në stadium dhe 1500 vende të
Armand Duka

TIRANË- Dje, gjatë finales së Conference League, 1500 vende mbetën të lira në stadium, ndërsa në sy ra edhe çmimi i kripur i produkteve që shiten brenda stadiumit. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një lidhjeje me emisionin “log.”, u shpreh se vendet e lira u lanë për t’i dhënë sa më shumë hapësirë medias.

Ndërkohë që sa u përket çmimeve ai theksoi se nuk pati rritje të tyre, pasi produket brenda “Aior Albania Stadium”, shtoi se me të njëjtin çmim shiten edhe kur ka ndeshje të tjera, përfshirë edhe ato të Kombëtares.

Pjesë nga diskutimi?

Xhafo: Sot Abc ka transmetuar një kronikë ku evidentonte dy probleme që kishin të bënin me ndeshjen, 1500 vende të lira dhe e dyta çmimet e shtrenjta të produkteve në stadium të shitura pa kupon tatimor?

Duka: Nuk i kam dëgjuar këto, por gjithsesi gazetari investigative që do të nxjerrë probleme do të ketë gjithmonë. Kapaciteti i stadiumit është ulur me dashje për të patur më shumë vend për mediat. Sa i përket çmimeve, të gjitha çmimet janë përcaktuar dhe janë diktuar me konsultim me ekspertët e UEFA-s.

Hoxha: 3 euro u tha se ishte një hot-dog, po aq është edhe kur luan kombëtarja.

Duka: Atëherë çmimet paskan qenë normale.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll