Sport

Të dënuara nga FIFA, Kenia dhe Zimbabve përjashtohen edhe nga CAN 2023

Për shkak të ndërhyrjeve politike, të dy vendet u pezullohen edhe nga Kupa e Afrikës 2023

24 Maj 2022, 15:33 Nga DOSJA
Të dënuara nga FIFA, Kenia dhe Zimbabve përjashtohen edhe nga CAN

ZVICER - Kenia dhe Zimbabve janë përjashtuar nga Kupa e të Afrikës 2023, pasi ato nuk arritën të hiqen pezullimet nga FIFA deri në afatin e kësaj jave, ka deklaruar Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF).

Të dyja kombëtaret u pezulluan për "ndërhyrje të politikës" edhe pse ishin përfshirë në shortin kualifikues të CAN 2023. Kushti ishte që FIFA t’u hiqte atyre dënimin dhe t’i lejonte të merrnin pjesë në kompeticion. 

Federatat e Kenias dhe Zimbabvesë u shpërndanë nga qeveritë e tyre përkatëse vitin e kaluar, më pas u pezulluan nga FIFA në shkurt. Ministria e sportit e Kenias ka shpërbërë Federatën e saj të futbollit, pasi presidenti Nick Mwendwa u akuzua për mashtrim, ndërsa Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Zimbabvesë është shpërbërë mes akuzave për përvetësim.

"Federata e Futbollit të Kenias dhe Federata e Futbollit të Zimbabvesë do të konsiderohen humbëse dhe do të përjashtohen nga gara,- tha CAF në një deklaratë të lëshuar të martën. - Grupet C dhe K do të përbëhen nga vetëm tre skuadra dhe radha e ndeshjeve do të mbahet sipas orarit të planifikuar”.

Kenia ishte përfshirë në Grupin C së bashku me Kamerunin, Namibinë dhe Burundin. Zimbabve ishte në Grupin K së bashku me Marokun, Afrikën e Jugut dhe Liberinë. Dy skuadrat e para nga secili grup kualifikohen për në fazën finale në Bregun e Fildishtë qershorin dhe korrikun e ardhshëm. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll