Sport

Mbappé tregon edhe për kontaktet me Liverpool: "Është klubi i preferuar i nënës sime"

Sulmuesi francez, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, ka konfirmuar se ka qenë në kontakt me britanikët e “Reds”

24 Maj 2022, 15:29 Nga DOSJA

Mbappé tregon edhe për kontaktet me Liverpool: "Është

SPANJE - Në një intervistë për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”, të publikuar të martën, Kylian Mbappé konfirmoi se kishte pasur diskutime me Liverpoolin, veçanërisht falë nënës së tij.

Ylli francez vazhdon turneun e tij mediatik, pas njoftimit të zgjatjes së kontratës së tij me PSG deri në vitin 2025. Pas një konference për shtyp në “Parc des Princes” të hënën dhe një paraqitje në lajmet e “TF1” të orës 20:00 të njëjtën mbrëmje, monegasku dha edhe një  intervistë me të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.

Bëhet fjalë për të ardhmen e tij, paratë, marrëdhëniet me Florentino Perez dhe... Liverpool.  Sulmuesi i PSG-së konfirmoi se kishte patur kontakte me “Reds” dhe ato i justifikoi pjesërisht me interesimin e nënës së tij, Fayza Lamari, për klubin anglez.

“Ne i takuam ata disa vite më parë kur isha në Monaco, është një klub i madh, - ka thënë Kylian Mbappe. - Po, jam i sinqertë. Unë fola me Liverpoolin, sepse e kuqja është ngjyra e preferuar e mamasë sime dhe ajo e do Liverpoolin. Pse? Nuk e di, pyesni atë (qesh),-ka rrëfyer ai. - Tani flasim pak me ta, por jo shumë... Në fund negociatat ishin mes Real Madridit dhe PSG-së”.

Mbappé tregon edhe për kontaktet me Liverpool: "Është

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll