Sport

Roma, në stëvitjen e fundit para nisjes për në Tiranë, edhe Friedkin në ‘Trigoria’

Duke pasur parasysh finalen e Conference League nesër në Tiranë, stërvitja e fundit e Romës përfundoi me gjuajtje në portë dhe goditje të penalltive.

24 Maj 2022, 15:25 Nga DOSJA
Roma, në stëvitjen e fundit para nisjes për në Tiranë,

ITALI - Të pranishëm gjatë sesionit të fundit stërvitor, në ‘Trigoria’, përveç administratorit Tiago Pinto, ishin gjithashtu Dan dhe Ryan Friedkin.

Pronarët e klubit verdhekuq ishte dëshmitarë të stërvitjes, duke pasur parasysh finalen e Conference League nesër në Tiranë, e cila përfundoi me gjuajtje në portë dhe goditje të penalltive.

Ndërkohë gjatë stërvitjes, mbi posedimin e topit deri në gjashtë goditje, pati një moment të ankthi për Jordan Veretout, i cili mbeti në tokë nën pushtetin e dhimbjeve, duke u ankuar për një goditje në kyçin e këmbës së djathtë. Pas ndërhyrjes së mjekëve, francezi arriti ta përfundonin të gjithë seancën e trajnerit Jose Mourinho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll