Bota

U lejuan nga autoritetet turke, rojet bregdetare greke kthejnë pas 4 varka me 150 emigrantë

Për shkak të operacionit të djeshëm i cili pengoi hyrjen e pesë anijeve me vela dhe katër fryrëse me 590 emigrantë të paligjshëm, roja bregdetare u përgatit gjatë natës për një valë të re me më shumë varka nga bregdeti turk.

24 Maj 2022, 14:22 Nga DOSJA
U lejuan nga autoritetet turke, rojet bregdetare greke kthejnë pas 4 varka
Foto ilustruese

GREQI- Rojet Bregdetare greke kanë penguar sërish sot kalimin e katër gomoneve me emigrantë në ujërat territoriale greke nga Turqia. 

Sipas Protothemës, katër varkat mbanin gjithsej 150 emigrantë dhe rojet bregdetare në ishujt Samos, Kios dhe Mytilene ishin plotësisht të përgatitur për aksione të tilla pas ngjarjeve të djeshme. Për shkak të operacionit të djeshëm i cili pengoi hyrjen e pesë anijeve me vela dhe katër fryrëse me 590 emigrantë të paligjshëm, roja bregdetare u përgatit gjatë natës për një valë të re me më shumë varka nga bregdeti turk. 

Turqia thueht se po i jep një leje të shkruar me dorë emigrantëve duke i lejuar që të kalojnë pa problem nga territori i tyre drejt ishujve grek. Pas kthimit të katër varkave mundësia e një takimi mes kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan shihet shumë e vakët.

Sipas njoftimit të lëshuar dje nga Roja Bregdetare për tentativën për të shkelur kufijtë detarë grekë, asnjë varkë nuk ka hyrë në ujërat territoriale madje është evituar dhe një incident ku disa emigrantë tentuan të kalonin nga gomonia e tyre në varkën e rojeve bregdetare.

Kujtohet se dje tensioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, në zonën e gjerë detare mes Kios dhe Samos. Në të gjitha incidentet kanë qenë të pranishme anijet në det të hapur si dhe patrulla të rojes bregdetare, të cilat kanë vëzhguar nga afër zhvillimet, duke përdorur sinjale zanore dhe dritë për të penguar hyrjen e varkave në ujërat tona territoriale.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll