Aktualitet

Manja kallëzon ish-drejtoreshën për tjetërsim pronash: Radhën e kanë dy kryetarë bashkish

Baçi në bashkëpunim me vartësit e saj tjetërsonte pronat. Ajo u merrte pronat ish-pronarëve ua jepnin familjarëve të tyre. Bëhet fjalë për toka në zona turistike.

24 Maj 2022, 14:28 Nga DOSJA
Manja kallëzon ish-drejtoreshën për tjetërsim pronash:
Jonida Baçi dhe Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka denoncuar publikisht ish-drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi dhe disa zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë për korrupsion. Në një deklaratë urgjente për shtyp, Manja tha se duhen thelluar hetimet për këto skema korrupsioni. Manja tha se njësia Anti-Korrupsion dorëzuar zyrtarisht kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Baçi në bashkëpunim me vartësit e saj tjetërsonte pronat. Ajo u merrte pronat ish-pronarëve ua jepnin familjarëve të tyre. Bëhet fjalë për toka në zona turistike. Për rjredhojë ish-pronarët që prisnin prej vitesh të merrnin paratë e tokave të tyre, s’i merrnin kurrë. Ato para përfundonin në duart e familjarëve të ish-drejtoreshës së shkarkuar me kërkesë të vetë kryeministrit Edi Rama.

Ministri Manja tha se pas zyrtarëve të Kadastrës, radhën do ta kishin dy kryetarë bashkish, po në lidhje me abuzimet për çështje pronash. I pyetur nëse mes zyrtarëve është edhe kreu i Kadastrës Artan Lame, Manja tha se nuk i druhet asnjë presioni e se dosjet e pronave janë ‘të nxehta’ e duhen hetuar deri në fund.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll