Aktualitet

VD-Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën, 0 shance që të zhduken provat

Manja deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që të zhduken provat

24 Maj 2022, 12:10 Nga DOSJA
VD-Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se njësia anti-korrupsion ka thelluar hetimet në dy bashki dhe shumë shpejt do të dalin rezultatet. Gjatë konferencës për mediat, Manja deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që të zhduken provat pasi kordinatorët e tyre janë duke kryer detyrat e tyre.

Antikorrupsioni ka hetime për pronat në të gjithë bregdetin. Hetimi do kohën e vet sepse duhen administruar të gjithë praktikat dhe dokumentat që dyshojmë se janë të natyrës abuzive. Kemi në 3 zyra vendore të Kadastrës por edhe në 2 bashki ku njësia antikorrupsion ka thelluar hetimet dhe shumë shpejt do kemi rezultatet. Do jua bëjmë me dije nëse janë shkelje administrative apo penale. Abuzimet që po hetojmë janë penale'- tha Manja.

Pyetje: Ju keni bërë disa denoncime? A ka rezultate konkrete? Denonconi institucione të ndryshme, 

Manja: Për të gjitha provat, mundësia që të fshihen të gjitha provat nuk është e mundur. Mundësia është zero, sepse kordinatorët tanë i kanë provat shkresore, lidhur me ecurinë e kallëzimeve por dhe në SPAK, ka rakordim mbi ecurinë në lidhje me ecurinë e kallëzimeve tona, për një pjesë hetimet penale janë në fazën e fundit, ka zyrtarë që janë me masë sigurimi, ka në Sarandë, aty janë disa me masë sigurimi arrest me burg. Do ishte me interes nëse do kemi mundësi kur kontaktoni me agjensinë, të pyesni për ecurinë. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll