Bota

Përleshje me armë mes dy shefave të policisë në Çair

Shefi i NPB-së është sulmuar dhe në një moment personi që ishte në shoqërinë e nëndrejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike ka nxjerrë armën e zjarrit, dhe ka qëlluar me një plumb në drejtim të tij.

24 Maj 2022, 12:02 Nga DOSJA
Përleshje me armë mes dy shefave të policisë në
Foto ilustruese

MAQEDONI-Në kompleksin 'Galaksia' në Çair në Maqedoni, ka ndodhur një përplasje mes dy shefave të policisë. Sipas mediave maqedonase, në njërën anë është përfshirë Zv/drejtori i Byrosë për Siguri Publike dhe nga ana tjetër shefi i Punëve të Brendshme në Çair.

Shefi i NPB-së është sulmuar dhe në një moment personi që ishte në shoqërinë e nëndrejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike ka nxjerrë armën e zjarrit, dhe ka qëlluar me një plumb në drejtim të tij. Policia po punonë për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë jo më larg se mbrëmë në Tiranë dy ngjarje të rënda patën si protagonistë dhe autorë efektivë policie. Një 25-vjeçar ekzekutoi kolegun e tij ndërsa një efektiv i FNSh-së plagosi një qytetar.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll