Sport

'Mesazhi' i Romeo Beckham për Mbappé: "Ky djalë është një shaka"

Djali i ish-lojtarit të Manchester United, Real Madrid dhe PSG, ka shfaqur shqetësimin e tij në rrjetet sociale dhe ka lënë një mesazh për lojtarin e PSG-së

24 Maj 2022, 07:12 Nga DOSJA

'Mesazhi' i Romeo Beckham për Mbappé: "Ky djalë

SHBA - Vendimi i Kylian Mbappe për të rinovuar me PSG-në dhe për të refuzuar Real Madridin vazhdon të gjenerojë shumë reagime dhe opinione në mbarë botën. 

Edhe djali i Beckham-it ka folur për 'rastin Mbappé' dhe ka publikuar një 'storie' në rrjetin e tij social Instagram. Romeo ka ndarë një postim të Kylian me trofetë e fituar me PSG -në këtë sezon dhe ka shtuar një koment: “Ky djalë është një shaka”.

Vendimi i Mbappe për të qëndruar në Paris nuk i ka pëlqyer familjes Beckhams dhe Romeo ka qenë i pari që e ka shprehur këtë. Fëmijët e David nuk i janë përkushtuar futbollit, por janë tifozë të atyre skuadrave në të cilat ishte babai i tyre, veçanërisht Real Madrid dhe Manchester United.

Edhe pse Beckham kaloi një sezon në skuadrën pariziene, Romeos nuk i pëlqeu që Mbappé vendosi të qëndronte në Paris dhe nuk e mbajti fjalën për të shkuar në Real Madrid, ku babai i tij la një kujtim të madh në “Santiago Bernabéu”. 

'Mesazhi' i Romeo Beckham për Mbappé: "Ky djalë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll