Sport

Ibrahimovic në versionin ultras, nuk i ikën inati me Calhanoglu-n; Dërgojini një mesazh atij...

Milan ia doli të rikthehet te titulli kampion pas 11 vitesh, teksa një meritë të padiskutueshme ka padyshim trajneri Stefano Pioli, por edhe Zlatan Ibrahimovic i cili drejtoi një grup që e kishin humbur besimin

23 Maj 2022, 22:32 Nga DOSJA

Ibrahimovic në versionin ultras, nuk i ikën inati me Calhanoglu-n;

ITALI- Milan ia doli të rikthehet te titulli kampion pas 11 vitesh, teksa një meritë të padiskutueshme ka padyshim trajneri Stefano Pioli, por edhe Zlatan Ibrahimovic i cili drejtoi një grup që e kishin humbur besimin. Gjatë paradës së futbollistëve në rrugët e Milanos, sulmuesi suedez ka ndezur turmën me një kërkesë të veçantë: “Dërgojini një mesazh Hakan Calhanoglu-s”.

Tifozët, natyrisht, e pritën me gëzim dhe eufori ftesën e legjendës së kuqezinjve, duke nisur të thërrasin fjalë të pahijshme ndaj ish-lojtarit të Milanit, i njëjti që u largua nga Djalli i bindur se do të fitonte menjëherë Scudetton me Interin. Më poshtë është video që tregon Ibrahimovic duke brohoritur para turmës.

E.Ç (Dosja.al)

47088

Sondazh

Poll