Sport

“Dritë jeshile” për shitjen e Chelseat. ‘Blutë’ e Londrës tani në duart e amerikanëve...

“Telegraf” njoftoi të hënën në mbrëmje vonë, se qeveria britanike ka vërtetuar procesin e shitjes së Chelseat, i cili duhet të kalojë nga duart e rusit Roman Abramovich në ato të amerikanit Todd Boehly.

24 Maj 2022, 06:18 Nga DOSJA
“Dritë jeshile” për shitjen e Chelseat.

ANGLI - Këtë herë është pothuajse e përfunduar. Sipas informacioneve të “Telegrafit” të publikuara mbrëmjen e kësaj të hëne në faqen e saj, qeveria britanike i ka dhënë “dritën jeshile” oligarkut rus Roman Abramovich për t’ia lënë Chelsean biznesmenit amerikan Todd Boehlyt. 

“Megjithatë, duhet të presin miratimin përfundimtar nga Portugalia (Abramovic ka pasaportë portugeze) dhe nga Europa (nga Komisioni Evropian, më saktë)”,- saktëson e përditshmja britanike.

Kjo, pasi së shpejti duhet të materializohet shitja zyrtare të klubit londinez te konsorciumi i drejtuar nga Boehly, një biznesmen amerikan. Afati i fundit është 31 maj. Më herët është thënë se Todd & CO, janë të gatshëm të paguajnë 4.9 miliardë euro për blerjen e Chelseas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll