Sport

Nuk vonohet, Edin Terzic do të jetë trajneri i ri i Borussia Dortmundit

Skuadra gjermane njoftoi të hënën identitetin e trajnerit të tyre të ri. Ai pason Marco Rose, i shkarkuar javën e kaluar dhe ka nënshkruar deri në vitin 2025.

24 Maj 2022, 06:01 Nga DOSJA

Nuk vonohet, Edin Terzic do të jetë trajneri i ri i Borussia

GJERMANI - Borussia Dortmund njoftoi të hënën se Edin Terzic do të jetë trajneri i tyre i ri. Ai pason Marco Rose, i shkarkuar nga detyra javën e kaluar, me të përfunduar Bundesliga.

"Tani njerëzit duhet të dinë se sa e rëndësishme është BVB në jetën time,- tha Terzic.- Ne do të japim gjithçka çdo ditë për suksesin e klubit”.

Tekniku gjerman 39-vjeçar kishte qenë asistent i Lucien Favre në vitin 2018. Pas shkarkimit të zviceranit në dhjetor 2020, ai shërbeu si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit 2020-2021. Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi edhe Kupën e Gjermanisë.

Më pas ai u bë drejtor sportiv i klubit. Këtë sezon, Borussia Dortmund përfundoi e dyta në Bundesligë, tetë pikë pas Bayern Munichut, i kurorëzuar kampion dhe do të luajë në C1 në 2022-2023. Edin Terzic ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.

Nuk vonohet, Edin Terzic do të jetë trajneri i ri i Borussia

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll