Sport

Edhe ish-presidenti Sarkozy e ka "këshilluar" Mbappén të qëndrojë te PSG-ja

Në një intervistë për ‘TF1’, sulmuesi parizien është rikthyer edhe një herë në prapaskenat e rinovimit të kontratës së tij me PSG dhe ka rrëfyer veçanërisht ndërhyrjen e ish-presidentit të Republikës, Nicolas Sarkozy.

24 Maj 2022, 06:32 Nga DOSJA
Edhe ish-presidenti Sarkozy e ka "këshilluar" Mbappén

FRANCE - Emmanuel Macron nuk është i vetmi president i Republikës që ka punuar në prapaskenë në favor të zgjatjes së kontratës së Kylian Mbappe te PSG deri në vitin 2025. 

Mbrëmjen e kësaj të hëne, gjatë një interviste për ‘TF1’ dhe transmetuar gjatë lajmeve të orës 20:00, sulmuesi 23-vjeçar francez konfirmoi se kishte diskutuar për të ardhmen e tij edhe me Nicolas Sarkozy, ish-kreu i shtetit midis 2007 dhe 2012.

"Ai e do futbollin dhe shpesh vjen në Parc des Princes, - tha ai. - Ne folëm shumë dhe ata (Sarkozy dhe Macron) më këshilluan fuqishëm që të qëndroj në vendin tim dhe të vazhdoj të shkruaj historinë e klubit tim”. Dhe për të përfunduar: "Por vendimi përfundimtar ishte personal”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll