Sport

Vodhi medaljen e Piolit, tifozi e poston në rrjetet sociale dhe më pas përfundon në polici

23 Maj 2022, 22:01 Nga DOSJA

Vodhi medaljen e Piolit, tifozi e poston në rrjetet sociale dhe më pas

ITALI- Medalja e vjedhur e trajnerit të Milanit Stefano Pioli ndodhet në duart e policisë në Reggio Emilia. Sipas konfirmimit të policisë, tre djem kishin gjetur medaljen pranë hyrjes së dhomave të zhveshjes, gjatë festimeve pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve të skuadrës kuqezi.

Të rinjtë, nga 20 deri në 25 vjeç, të gjithë banues në zonën Reggio, u paraqitën në polici ndihmuar nga një avokat. Pasdite, në Instagram qarkulloi një story ku një tifoz i pranishëm në stadiumin Mapei në shoqërinë e dy miqve të tjerë, tregonte një medalje të Serie A, shoqëruar me një mbishkrim: “Faleminderit Pioli”.

Tekniku kishte nisur një apel mbrëmjen e së dielës, duke kërkuar që kushdo që kishte qenë t'ia kthente, pasi ishte e vetmja medalje që kishte.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll