Sport

Festë për titullin dhe më pas lajmi i keq, Prokuroria e Federatës hap hetim për Milanin; shkak bëhet Inter

Prokuroria e Federatës së Futbollit hapi një hetim për skuadrën e Milanit. Në shkelje të nenit 4 të Kodit të Drejtësisë Sportive (që kërkon respektimin e parimeve të drejtësisë dhe besnikërisë, etj) për banderolën e vendosur nga lojtarët e Milanit gjatë festës së titullit kampion

23 Maj 2022, 21:45 Nga DOSJA

Festë për titullin dhe më pas lajmi i keq, Prokuroria e

ITALI- Prokuroria e Federatës së Futbollit hapi një hetim për skuadrën e Milanit. Në shkelje të nenit 4 të Kodit të Drejtësisë Sportive (që kërkon respektimin e parimeve të drejtësisë dhe besnikërisë, etj) për banderolën e vendosur nga lojtarët e Milanit gjatë festës së titullit kampion.

Gjatë udhëtimit të autobusit të hapur drejt qendrës së Milanos, u shfaq mesazhi: "Kupën e Italisë futeni në b****", një tallje me Interin që kujton atë të vitit 2007 kur Ambrosini kishte mbajtur në dorë një pankartë ku shkruhej “Titullin kampion futeni në b****" (Zikaltërit kishin fituar kampionatin, kuqezinjtë Champions League)

Pankarta, me shumë gjasa, ka arritur në duart e lojtarëve përmes tifozëve, është kontestuar nga Maignan dhe Krunic. Derbi ka vazhduar edhe pak minuta më vonë kur Rebiç ka mbajtur një billbord ku tallte Inzaghin me fjalët “Spiaze”.

E.Ç (Dosja.al)

47088 5741

Sondazh

Poll