Sport

Hertha Berlin përmbys “play-off”-in, mundi Hamburgun dhe mbetet në Bundesligë

Skuadra kryeqytetase fitoi 2-0, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë 0-1 në Berlin

24 Maj 2022, 06:04 Nga DOSJA
Hertha Berlin përmbys “play-off”-in, mundi Hamburgun dhe mbetet

GJERMANI - Hertha Berlin përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë të “play-off”-it dhe ruajti vendin e saj në Bundesligë, duke mposhtur Hamburgun 2-0 si mysafir. 

Skuadra nga kryeqyteti gjerman në ndeshjen e parë ishte mposhtur 1-0 në shtëpi, por mundi të gjente vetveten larg mureve miqësore për të kënaqur tifozët e tyre. 

Por rezultati ishte i hidhur për Hamburgun, i cili aspiroi të rikthehej në ligën e parë, pas purgatorit në inferiore. Boyata në 4 'dhe Plattenhardt në 63' ishin autorët e golave, që i siguruan Herthas të ruante vendin në Bundesligë, duke e lënë kështu HSV edhe për një tjetër sezon në kategorinë e mëposhtme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll